Aktualitet

Përplasjet tek Teatri, Policia shtyn qytetarin në pishinë, humbet ndjenjat… (PAMJET E RËNDA)

24 Korrik 2019, 08:41 Nga DOSJA
Përplasjet tek Teatri, Policia shtyn qytetarin në pishinë, humbet

TIRANE– Gjatë përplasjeve të policisë me qytetarëve tek Teatri Kombëtar, një qytetar ka rënë në pishinën e zbrazur. Qytetari shihet i rrëzuar përtokë dhe i mbuluar me gjak . Ai ka humbur ndjenjat ndërkohë që ambulanca ka shkuar për t’a transportuar atë në spital.

Ai është rrëzuar gjatë shtyrjes me policinë, e cila po ndalonte qytetarët dhe aktivistët që të hyjnë brenda ambienteve të Teatrit.

Kjo përplasje ndodh në një valë tensionesh që janë ndezur pas ndërhyrjes dhe rrethimit që policia i ka bërë Teatrit Kombëtar. Policia e Shtetit, Shqiponja dhe efektivët e policisë Bashkiake u përplasën me artistët që kundërshtojnë prej muajsh shembjen e godinës.

Aktorët kanë arritur të hyjnë brenda ambienteve të Teatrit të shoqëruar edhe nga mbështetës dhe drejtuesë të Partisë Demokratike.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi tek teatri qytetari bie ne pishine shembja e teatrit kombëtar ngujimi tek teatri qytetari bie ne pishine shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll