Bota

Kina heq kufizimet për COVID-19, qytetarët do të rikthehen në punë

Nënkryetari i bashkisë Wu Qing në një konferencë shtypi tha se do të hiqen kufizimet e paarsyeshme për rifillimin e punës dhe prodhimit në kompani.

30 Maj 2022, 13:44 Nga DOSJA
Kina heq kufizimet për COVID-19, qytetarët do të rikthehen
Covid-19

KINË- Autoritetet në Shangai kanë njoftuar se disa masa bllokuese COVID-19 të vendosura për bizneset do të hiqen nga e mërkura. Gjithashtu janë paraqitur plane për të mbështetur ekonominë e qytetit, e cila është goditur rëndë nga kufizimet.

Qendra tregtare ka qenë nën një bllokim të rreptë për gati dy muaj. Ndërkohë, kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka rihapur pjesë të sistemit të transportit publik, si dhe disa qendra tregtare dhe vende të tjera pasi infeksionet lehtësohen.

Sipas BBC, njoftimi në Shangai erdhi pasi shifrat zyrtare treguan të dielën se rastet e reja ditore të koronavirusit ranë në 122 nga 170 gjatë 24 orëve të mëparshme. Zyrtarët thanë se udhëzimet për të frenuar përhapjen e Covid-19 dhe për të kontrolluar numrin e njerëzve që kthehen në punë do të rishikohen.

Nënkryetari i bashkisë Wu Qing në një konferencë shtypi tha se do të hiqen kufizimet e paarsyeshme për rifillimin e punës dhe prodhimit në kompani. Kompanitë nuk do të kenë më nevojë të jenë në një "listë të bardhë" për të rifilluar prodhimin duke filluar nga 1 qershori.

Njoftimi erdhi pasi qyteti nisi një plan 50-pikësh që synonte rigjallërimin e ekonomisë së Shangait, e cila para bllokimit kishte vlerë më shumë se 600 miliardë dollarë (475 miliardë paund).

Masat e reja përfshinin uljen e disa taksave për blerësit e makinave, përshpejtimin e emetimit të bonove të qeverisë vendore dhe miratimin e shpejtë të projekteve të ndërtimit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll