Bota

Lavrov mohon lajmet mbi sëmundjen e Putini: Janë thashetheme

Burime të inteligjencës britanike u cituan të kenë thënë për mediat se Putin ishte i sëmurë rëndë.

30 Maj 2022, 13:32 Nga DOSJA
Lavrov mohon lajmet mbi sëmundjen e Putini: Janë thashetheme
Sergei Lavrov dhe Vladimir Putin

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar spekulimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë. Në një intervistë për televizionin francez, Lavrov tha se lideri rus shfaqet në publik çdo ditë dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të jetë i sëmurë.

"Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin tek ky person shenja të një lloj sëmundjeje. Ju mund ta shikoni atë në ekrane, të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij. Unë ia lë në ndërgjegjen e atyre që përhapin thashetheme të tilla,"-tha ai. 

Sipas BBC, burime të inteligjencës britanike u cituan të kenë thënë për mediat se Putin ishte i sëmurë rëndë. Megjithatë, thashethemet për gjendjen e liderit rus, i njohur prej kohësh për stilin e jetës së tij të shëndetshme dhe dashurinë për sportin, janë shfaqur periodikisht prej vitesh.

Intervista e Lavrov erdhi ndërkohë që Rusia po vazhdon përparimin e saj në rajonin e Donbasit të Ukrainës. Lavrov tha se "çlirimi" i rajonit lindor ishte një prioritet për Rusinë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll