Aktualitet

Artistët ‘mundin’ policinë, hyjnë në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha i prin turmës

24 Korrik 2019, 08:35 Nga DOSJA
Artistët ‘mundin’ policinë, hyjnë në ambientet e

TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtar dhe qytetarët që kundërshtojnë shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit, kanë arritur që të hyjnë brenda ambienteve.

Aktorët kanë shfrytëzuar derën e pasme të Teatrit, një dalje e ngushtë e cila fillimisht të fut brenda garderobës të Teatrit për të hyrë brenda Teatrit.

Ata kanë hyrë, në kohën që kryetari i PD, Lulzim Basha po fliste duke shfrytëzuar kështu momentin për të hyrë brenda godinës.

Pas artistëve, në Teatër kanë hyrë edhe aktivistë dhe qytetarë të shoqërisë civile bashkë me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Hyrja tek Teatri Kombëtar vjen pas një përplasjeje që ka nisur që prej mëngjesit të sotëm. Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe ka rrethuar teatrin duke mos lejuar hyrjen e aktorëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll