Bota

Ish-kandidati për president në Egjipt dënohet me 15 vite burg

Abul Futuh kandidoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

30 Maj 2022, 08:52 Nga DOSJA
Ish-kandidati për president në Egjipt dënohet me 15 vite burg
Abdel Monem Abul Futuh

EGJIPT-Ish-kandidati për president në Egjipt Abdel Monem Abul Futuh, është dënuar me 15 vite burg për informacion të rremë dhe minimin e sigurisë së shtetit.

Sipas mediave të huaja, ai u arrestua gjatë kthimit të tij nga Londra, ndërsa gjatë një interviste në atë kohë kritikoi qeverinë dhe bëri thirrje për një abstenim në zgjedhjet presidenciale, zgjedhje të cilat çuan në rizgjedhjen e Abdel Fattah al-Sisi, Abul Futuh kandidoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Avokati i tij mbrojtës, Khaled Ali, një figurë në të majtën egjiptiane dhe një ish-kandidat presidencial, vendosi të përdorë armët e mekanizmave të zotit Sisi për të mbrojtur klientin e tij. Por mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë qenë të kujdesshëm ndaj këtij gjesti, duke thënë se deri më tani ka sjellë vetëm lirimin e rreth 40 të burgosurve politikë.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll