Politike

VD-'A ju talli Balla?'/ Alibeaj për presidentin: E dimë që janë hajdutë, doja t'i jepja fund bojkotit

Enkelejd Alibeaj tha se e dinte që socialistët do t’a prishnin marrëveshjen për gjetjen e një Presidenti konsensual, por opozita nuk mund ta bojkotonte procesin. 

30 Maj 2022, 11:03 Nga DOSJA

VD-'A ju talli Balla?'/ Alibeaj për presidentin: E dimë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh i sigurt se nuk do të ketë rrjedhje votash nga opozita për tu bashkuar me maxhorancën në zgjedhjen e Presidentit në raundin e katërt. Në një prononcim për mediat, ai tha se e dinte që socialistët do t’a prishnin marrëveshjen për gjetjen e një Presidenti konsensual, por opozita nuk mund ta bojkotonte procesin. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Do merrni pjesë në seancë në raundin e 4? A do t'ju rrjedhin vota?

Alibeaj: Grupi ka qenë i qartë dhe vëmë publike të gjitha qëndrimet tona.Ju e dini fare mirë që në raundin e katërt dhe të pestë Rama thotë “unë kam 71 vota”.

Jeni penduar që jeni ulur me Ballën, a mendoni se jeni të tallur?

Alibeaj: Jo, as i penduar dhe as i tallur. Kishin për të zgjedhur presidentin e republikës, meriton që të ketë dinjitet. Edhe e dija që do hanin fjalët këta. Mora pjesë në proces për të mos marrë pjesë në proces. E dimë që janë hajdutë por i kishim detyrim shqiptarëve.

Reformat, ia keni besën PS?

Alibeaj: Kemi detyrimin moral ndaj shqiptarëve, e dimë që jemi në opozitë. Dimë edhe që kjo maxhorancë i ka vjedhur votat. Po kjo nuk do të thotë që ne të mos marrim pjesë. Nuk duhet të ekzistojë as në kulturën politike. Ne bëjmë detyrën tonë ndaj shqiptarëve. E kërkojnë shqiptarët. Rregullat e grupit të opozitës janë të qarta. Duam të respektojmë vullnetin e deputetëve. Do të përballemi, do të themi fjalën tonë. Sfida është për të treguar nëse jemi të zotë për të përçuar nevojat, interesat të atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu atëherë kemi dështuar, nëse nuk dështojmë atëherë kemi bërë detyrën tonë politike.

Dështojnë negociatat mes opozitës dhe maxhorancë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sot u dogj dhe raundi i tretë. Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll