Politike

VD- 3 raunde dështuan, Balla: Në raundin e 4-të PS do propozojë kandidatin për President

Balla deklaroi se tre raundet e tjera dështuan për shkak se opozita nuk propozoi asnjë kandidat.

30 Maj 2022, 10:23 Nga DOSJA
VD- 3 raunde dështuan, Balla: Në raundin e 4-të PS do
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se në raundin e katërt, PS do të propozojë një emër për president. Gjatë daljes për mediat, Balla deklaroi se tre raundet e tjera dështuan për shkak se opozita nuk propozoi asnjë kandidat.

'Ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur një propozim nga opozita. Pas bisedave të zhvilluar raudni i 2 dhe i 3 sdo kishim propozim tonin me shpresën se opozita do propozonte. është një përgjegjësi marrja pjesë në proces. Ne nuk do ta lemë vendin pa president, do propozojmë duke ndjekur parimet e një procesi. Ata dëshiruan një president që ta zhedhin vetë. Erdhëm në procesin e përmbylljes, kërkojmë dialog me të gjithë deputetët e opozitës.Në raundin e 4-të ps do  të propozojë një kandidat.'- tha Balla.

Dështojnë negociatat mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sot u dogj dhe raundi i tretë. Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll