Politike

VD-Presidenti/ Alibeaj: S'ka asgjë për t'u qortuar në vendimmarrjen tonë

Enkelejd Alibeaj tha se ato nuk donin një president të njëanshëm, por një president mbi palët.

30 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA

VD-Presidenti/ Alibeaj: S'ka asgjë për t'u qortuar në

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se të vetmit që morën pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit deri tani ishte opozita. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se ato nuk donin një president të njëanshëm, por një president mbi palët.

"Bëmë detyrën tonë politike moral dhe kushtetuese për ti dhënë vendit një president mbi palët. Morëm pjesë në proces, ofruam rregullat e lojës por ju e patë fare qartë në momentin ku ofruan rregullat, u pa qartë që nga ana e Ramës, ndodhi ajo që do të bëjë gjithmonë të mos mbajë fjalën, ai u tërhoq. Kishim detyrë të merrnim pjesë në një proces, ofruam rruga të ndershme loje. E patë fare qartë që kur ofruam rregulla dhe u pranuan me zë e figurë, u tërhoqën. E mbani mend që kur ua kam thënë që në këtë proces e dimë që presidenti zgjidhet me 74 vota. Për një president mbi palët do të duhej të mos ishte as i njerëz, as i tjetrës, këtë bëmë ne. është e qartë. Maxhoranca hëngri fjalën, nuk mori pjesë në proces. Nuk ka asgjë për t'u qortuar në vendimmarrjen tonë. Nëse do të ecnim me kandidatura të njëanshme, do të ishte përsëri president i njëanshëm. Qëllimi nuk ishte për të ecur me axhendë të njëanshme. Duhet të ishte një president i përbashkët dhe ne caktuam axhendën. Ishte ideja të zgjidhej një president mbi palët,"- tha Alibeaj.

Dështojnë negociatat mes opozitës dhe maxhorancë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sot u dogj dhe raundi i tretë. Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll