Politike

VD-Debati për Simon Mirakën, Balla:S'merr mbështetjen tonë sepse ka firmën e katranit me bojë

Sipas tij, kandidatura nuk po merret në konsideratë pasi nuk votojnë asnjë shkresë të firmosur nga Berisha. 

30 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
VD-Debati për Simon Mirakën, Balla:S'merr mbështetjen
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për debatet në lidhje me propozimin me firmën e Berishës të Simon Mirakës si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, kandidatura nuk po merret në konsideratë pasi nuk votojnë asnjë shkresë të firmosur nga Berisha. 

Më lejoni të sqaroj një element që u krijua një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka. Ne kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur disa vite më parë. Ai garon për një mandate të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij është përfshirë katrani me bojë dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij. Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet fir ma e katranit me bojë, kështu që në këtë aspekt… I kërkoj zotit Miraka që nëse vjen në një listë të re pa atë do ta konsiderojmë. Mendoj se është në nderin e zotit Miraka që mos ta bëjë pis emrin e vetë që një propozues është njësoj si sigurimi i shtetit. Edhe firmëtari i zotit Miraka këto të dyja ka si Sigurimi i Shtetit. Ne po ndihmojmë zotin Miraka që të mos bëhet pis.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll