Politike

S’ka president konsensual, dështon raundi i tretë i votimit

Në seancën e sotme të Kuvendit, nuk kishte asnjë antëtar të Partisë Demokratike.

30 Maj 2022, 10:16 Nga DOSJA
S’ka president konsensual, dështon raundi i tretë i votimit
Kuvendi

TIRANË- Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë nuk do të jetë konsensual. Raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dështoi, pasi palët politike nuk depozituan asnjë kandidaturë. Në seancën e sotme të Kuvendit, nuk kishte asnjë antëtar të Partisë Demokratike. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se konferenca quhet e mbyllur pasi nuk është paraqitur asnjë propozim. 

'Nuk është paraqitur asnjë propozim. Në nenin 87, konferenca do të mbyllet'- tha Nikolla.

Dështojnë negociatat mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sot u dogj dhe raundi i tretë. Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.

(a.b)/dosja.al 

Sondazh

Poll