Politike

VD-Balla: Nesër në mbledhjen e Kryetarëve do caktohet data e raundit të 4

Balla tha se nesër do të propozojnë një emër.

30 Maj 2022, 10:27 Nga DOSJA

TIRA

VD-Balla: Nesër në mbledhjen e Kryetarëve do caktohet data e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se nesër do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Për gazetarët, Balla tha se nesër do të propozojnë një emër.

'Ky proces po shkon drejt përfundimit. Nesër do të kemi një mbledhje të konferencës së kryetarëve në orën 14:00. Do të kemi dhe do të lëmë kohën e nevojshme për të propozuar raundin e 4-të. Ju e dini që kushtetuta përcakton 5 raunde, besoj se do e mbyllim në të 4-tin.'- tha Balla.

Dështojnë negociatat mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sot u dogj dhe raundi i tretë. Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll