Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë, ndryshon moti pasdite, parashikimi

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

30 Maj 2022, 07:31 Nga DOSJA

Kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë, ndryshon moti pasdite,

TIRANË- Java nis me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu në veri-verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do të fryjë me shpejtesi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll