“Po gjyshen do ma ngecësh mua?”, vajza i kërkon përgjigje nënës: Je në shtëpinë time
Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj.
TIRANË- Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjyq” se nuk mundet ta përballojë situatën sepse ka dhe djalin e saj 5 vjeç për të rritur. Nëna e saj, Esmeralda thotë se nuk e hedh dot nënën e saj mes rrugëve sepse fëmijët e tjerë i kanë kthyer shpinën. Përplasja mes nënë e bijë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan fillon të përfshijë edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj.
Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?
Kristina: Ti je e re, ke akoma moshën tënde.
Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.
Kristina: Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua, nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull? Nëna jote ka bërë 4.
Eni Çobani: Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.
Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.
Eni Çobani: Pse nuk shpreson?
Kristina: As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.
Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.
Kristina: Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty. Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde ti?
Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.
Eni Çobani: Në shtëpinë që jetoni, është jotja?
Kristina: Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë shtëpi.
Eni Çobani: Dhe ti e konsideron si tënden?
Kristina: Po pothuajse është e imja.
Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është e imja.
Kristina: Më ke dhënë fjalën që është e jotja?
Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.
Kristina: Më ke premtuar që është shtëpia jote?
Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.
Kristina: Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam unë që po jetoj në atë shtëpi?
Kristina: Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?
Marrë nga Tvklan
Sondazh
“Merr leckat dhe ik!”, gjyshja ‘përplas’ keq nënë e bijë: Do të kap prej flokësh
nene e bije TIRANË- Kristina ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Esmeraldën. Shkak i përplasjes s&e...
34-vjeçari tenton të vetëvritet në Kavajë, policia: Vuan nga probleme të shëndetit mendor
policia KAVAJË- Një 34-vjeçar ka tentuar të vetvritet në mbrëmjen e sotme në Kavajë. Mësohet se i riu me ini...
Inva Mula tregon pasiguritë që kishte në Paris: Ishte e paimagjinueshme që zëri im të dëgjohej
Inva Mula TIRANË- Sopranoja e njohur Inva Mula ishte e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku teksa rrug&eu...
“Fati më i madh që unë kam patur në jetë”, Inva Mula flet për marrëdhënien me prindërit
Inva Mula TIRANË- Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte e ftuar sopranoja e njohur Inva Mula, e cila rrugë...
Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit: Meta të kthej ligjin
Aktivistet SARANDË- Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit reaguan sot në qytetin antik ndaj marrëveshjes p&eum...
Emigranti shqiptar bisedon me Presidenti Biden: Më ka inkurajuar
Olsian Noreci SHBA- Olsian Noreci një emigrant nga Shqipëria, ka një histori mjaft interesante. Ai ka shkëmbyer dy letra me Presidentin...
Inva Mula flet për koncertet, “Për ty Kosovë” dhe “Për ty babë”: Rrëfim dashurie
Inva Mula TIRANË- Sopranoja e njohur Inva Mula këtë të diel ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndë...
Reshjet e breshrit dëmtojnë prodhimet, banorët: Me këto mbajmë familjen
Foto Ilustruese MALIQ- Moti i keq që përfshiu vendin ditën e sotme u ka shkatruar fermerëve dëme të shumta. Të pyetur ng...
VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal
Makina e aksidentuar LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Lezhë. Mësohet se aksid...
Asnjë humbje jete, sa raste të reja janë regjistruar nga virusi COVID-19 në vend
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin to...
