Aktualitet

Nënkomisari ra në humnerë, Ambasada e SHBA: Shqipëria kërkoi ndihmë dhe i çuam KFOR-in

Ambasada ka ndërhyrë që Kosova të sillte helikopterin në Shqipëri për të nxjerrë nënkomisarin nga humnera.

28 Maj 2022, 21:31 Nga DOSJA
Nënkomisari ra në humnerë, Ambasada e SHBA: Shqipëria
Helikopteri KFOR

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën me dije se helikopteri i KFOR-it të Kosovës ka nxjerrë nga humnera nënkomisarin Rrok Frroku. Në një postim ne Facebook, ambasada shkruan se Shqëipëria nuk ka pasur mjete dhe u ka kërkuar ndihmë. Për rrjedhojë, ambasada ka ndërhyrë që Kosova të sillte helikopterin në Shqipëri për të nxjerrë nënkomisarin nga humnera.

“Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black HaWk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore,”- shkruhet në postim.

Nënkomisari Frroku aktualisht ndodhet tek Trauma. Ai ka dëmtuar një këmbë e ka tre brinjë të thyera. Efektivi ishte me koelgët e tij në Dukagjin duke bërë inspektime për parcela me drgoë në momentin që ran ë humnerë, duke rrezikuar jetën.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll