Aktualitet

VD- Tragjedi në Fushë Arrëz, korenti i merr jetën nënës e dy vajzave, plagoset dhe djali

Gjithçka nisi rreth orës 16:00 të pasdites së të shtunës kur e vogla e shtëpisë hyri në tualet të bënte dush. Për shkaqe që ende nuk dihen, dushi ka rënë në masë dhe 15-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa lahej.

28 Maj 2022, 18:31 Nga DOSJA

VD- Tragjedi në Fushë Arrëz, korenti i merr jetën

Fushë Arrëz, vendi ku u shuan nëna me dy vajzat

FUSHË ARRËZ- Në familjen Kola në Fushë Arrëz të Shkodrës ka plakosur zia këtë mbrëmje pasi ka humbur tre anëtarë. Prendusha Kola, 42 vjeç, Sidorela Kola, 18 vjeçe dhe E. Kola 15 vjeçe, përkatësisht nëna me dy vajzat, u shuan këtë pasdite në tualetin e shtëpisë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Gjithçka nisi rreth orës 16:00 të pasdites së të shtunës kur e vogla e shtëpisë hyri në tualet të bënte dush. Për shkaqe që ende nuk dihen, dushi ka rënë në masë dhe 15-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa lahej.

Të bërtiturat e adoleshentes u dëgjuan në shtëpi dhe në ndihmë fillimisht i shkoi e motra, Sidorela. Por, sapo 18-vjeçarja preku dorezën e tualetit, ra në tokë pa ndjenja. Pas vajzave, vrapoi nëna e tyre, Prendushe Kola. Ajo tentoi tu vinte në ndihmë të bijave, por në tentativë e sipër humbi jetën gjithashtu.

Në shtëpi në ato çaste ka qenë edhe djali i familjes Kola, i cili ka shkuar të ndihmojë të ëmën e motrat, por nuk ia ka dalë dot. Ai është plagosur dhe ndodhet në spital, duke rënduar kështu bilancin e kësaj tragjedie. Ishin të bërtiturat e tij që kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet dhe kanë kërkuar ndihmë. Por, kur policia e auto-ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nuk mund të bëhej më asgjë. Nëna e dy vajza kishin ndërruar jetë. Ndërsa djali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun që ka sjellë shkarkesat elektrike në tualetin e shtëpisë së familjes Kola.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll