Aktualitet

Tragjedia në Fushë Arrëz, zbardhen EMRAT e tre viktimave, nëna e dy vajzat u shuan në tualet

I plagosur ka mbetur edhe djali i familjes që është futur të shpëtojë të ëmën dhe dy motrat, por nuk ia ka dalë dot.

28 Maj 2022, 17:52 Nga DOSJA
Tragjedia në Fushë Arrëz, zbardhen EMRAT e tre viktimave,
Fushë Arrëz, shtëpia ku u shua nëna me dy vajzat

FUSHË ARRËZ- Dosja.al ka zbardhur emrat e tre anëtarëve të familjes Kola. Mësohet se si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka ndërruar jetë nëna Prendusha Kola 42 vjeçe dhe dy vajzat e saj, Sidorela Kola 18 vjeçe e E. Kola 15 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe djali i familjes që është futur të shpëtojë të ëmën dhe dy motrat, por nuk ia ka dalë dot.

Fillimisht ka ndërruar jetë njëra nga vajzat e cila ka qenë duke bërë dush. Më pas, nëna dhe motra e saj janë futur që ta shpëtojnë, por fatkeqësisht sapo kanë shkelur në tualet kanë humbur jetën edhe ato të dyja gjithashtu.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll