Aktualitet

Tragjedia në Fushë Arrëz, policia: Nëna me dy vajzat u gjetën pa shenja jete

Të treja kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

28 Maj 2022, 18:14 Nga DOSJA
Tragjedia në Fushë Arrëz, policia: Nëna me dy vajzat u
Fushë Arrëz, shtëpia ku u shuan nëna me dy vajzat

FUSHË ARRËZ- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur këtë pasditë në Fushë Arrëz. Në njoftim bëhet me dije se nëna me dy vajzat janë gjetur në banesa pa shenja jete. Të treja kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

"Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.  Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes,”- njofton policia.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

E para që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ka qenë vajza e dytë, E. Kola, 15 vjeçe. Ajo po lahej në momentin që dushi ka rënë në masë dhe ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Në ndihmë të 15-vjeçares ka shkuar fillimisht motra e madhe, Sidorela Kola, 18 vjeçe. Por, sapo ka prekur dorezën e tualetit, ajo ka rënë në tokë pa ndjenja. Pas saj, ka vrapuar nëna e vajzave drejt tualetit, por Prendusha Kola 42 vjeçe, ka pasur të njëjtin fat. Në shtëpi në ato çastë ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën e dy motrat. Por nuk ia ka dalë dot. Ai është plagosur e ka rënë në tokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll