Aktualitet

VIDEO- Këpucët i kanë te dera, brenda banesës ku ndërruan jetë nëna me dy vajzat

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

28 Maj 2022, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO- Këpucët i kanë te dera, brenda banesës ku
Shtëpia ku ndërruan jetë nëna me dy vajzat

FUSHË ARRËZ- Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre.

Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njëra nga vajzat është futur për t’u larë dhe për shkak të rrjetit të amortizuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për ta ndihmuar ka shkuar edhe nëna me motrën, të cilat kanë pasur të njëjtin fat duke ndërruar jetë. Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Marrë nga top Channel

 

Sondazh

Poll