Aktualitet

RËNDOHET bilanci në Fushë Arrëz, i plagosur dhe djali, donte të shpëtonte nënën e dy motrat

I vogli shkoi t’i vinte në ndihmë nënës dhe dy motrave që ranë pa ndjenja në tualet, por energjia elektrike me të cilën ka rënë në kontakt sapo ka shkelur në tualet, ka bërë që ai të marrë dëme e të mbetet i plagosur.

28 Maj 2022, 17:44 Nga DOSJA
RËNDOHET bilanci në Fushë Arrëz, i plagosur dhe djali, donte
Fushë Arrëz, shtëpia ku vdiq nëna e dy vajzat

FUSHË ARRËZ- Bilanci në Fushë Arrëz është rënduar. Mësohet se si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka mbetur i plagosur edhe djali i familjes që humbi sot tre anëtarë të saj. I vogli shkoi t’i vinte në ndihmë nënës dhe dy motrave që ranë pa ndjenja në tualet, por energjia elektrike me të cilën ka rënë në kontakt sapo ka shkelur në tualet, ka bërë që ai të marrë dëme e të mbetet i plagosur.

Djali ndodhet në spital, ndërsa e ëma dhe dy motrat kanë ndërruar jetë. Fillimisht ka ndërruar jetë njëra nga vajzat e cila ka qenë duke bërë dush. Më pas, nëna dhe motra e saj janë futur që ta shpëtojnë, por fatkeqësisht sapo kanë shkelur në tualet kanë humbur jetën edhe ato të gyja gjithashtu. Djali i vogël donte tu vinte në ndihmë, por nuk ia doli dot.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll