Aktualitet

Digjet banesa në Maliq, shpëton për mrekulli 56-vjeçarja, dyshimet e para

Fatmirësisht 56-vjeçarja e identifikuar me inicialet N. B., ka mundur ti shpëtonte flakëve.

28 Maj 2022, 12:53 Nga DOSJA
Digjet banesa në Maliq, shpëton për mrekulli 56-vjeçarja,
Foto ilustruese

KORÇË- Një magazinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke u djegur plotësisht në fshatin Burimas, Maliq. 

Fatmirësisht 56-vjeçarja e identifikuar me inicialet N. B., ka mundur ti shpëtonte flakëve që përfshinë magazinën e saj. Sipas policisë nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor po punon me zbardhjen e ngjarjes ndërkohë materialet i kanë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.05.2022, në fshatin Burimas, Maliq, ka rënë zjarr në magazinën e shtetases N. B., 56 vjeçe, banuese në Burimas, e cila për pasojë është djegur plotësisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll