Aktualitet

VD-Drejtonte mjetin pa patentë dhe i droguar, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Ndërkohë pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ai e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

28 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
VD-Drejtonte mjetin pa patentë dhe i droguar, arrestohet 27-vjeçari
Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia Rrugor pas testimit me aparatin AquilaScan. 27-vjeçari ka rezultuar se ngste makinën nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

27-vjeçari i identifikuar me inicialet M. M., banues në Tiranë është konstatuar nga policia Rrugore se drejtonte automjetin, në mënyrë të parregullt. Ndërkohë pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ai e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

I riu do të ndiqet penalisht për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Njoftimi policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Shkon në 18 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi, vihet në pranga 27-vjeçari.

Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e sotme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar shtetasin M. M., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin, në mënyrë të parregullt.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll