Aktualitet

Tensione te Teatri Kombëtar, artistët tentojnë të futen në godinë, përplasen me policinë (VD)

24 Korrik 2019, 07:49 Nga DOSJA
Tensione te Teatri Kombëtar, artistët tentojnë të futen

Tiranë- Tensione te Teatri Kombëtar. Artistët janë përplasur me policinë pasi ka tentuar të futen në godinën e Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe qytetarët kanë thyer kordonin e policisë, duke tentuar të futen brenda godinës. Ata theksojnë se nuk do të lejojnë të shembet teatri. “Poshtë diktatura”, “Teatri është i joni”,  janë thirrjet e protestuesve.

Mësohet se disa persona kanë ngelur të lënduar.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artistët përplasen me policinë protestë te teatri kombëtar zbrazet teatri kombëtar artistët përplasen me policinë protestë te teatri kombëtar zbrazet teatri kombëtar

Sondazh

Poll