Aktualitet

Uta Ibrahimi, e vetmja alpiniste në Ballkan që ka ngjitur 5 maje mbi 8,000m

23 Korrik 2019, 19:47 Nga DOSJA
Uta Ibrahimi, e vetmja alpiniste në Ballkan që ka ngjitur 5 maje mbi

PAKISTAN- Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka arritur të ngjisë majën më të lartë të “Gashurburum 1” , 8,058 metra mbi nivelin e detit, në Pakistan.

Rreth orës 8:00 të 12 korrikut Ibrahimi ka arritur të ngjisë majën e 11-të më të lartë në të gjithë botën.

Sigurisht që nuk është aspak e lehtë një ngjitje e tillë, dhe gjithmonë alpinistët përballen me të papritura gjatë rrugës së vështirë.

Moti i paparashikueshëm, terrene jo të favorshme, dhe rreziku nga kafshët e egra dhe orteqet e borës janë një sërë faktorësh që bëjnë të trembin shumë njerëz që nuk kanë guxim të ngjisn maja kaq të larta.

Ibrahimit i është dashur të ecë mbi 150 klm nëpër kampe të ndryshme. Pastaj ngjtja prej kampit bazë tek kampi 2 i ka marrë 6500m, ngjitje e realizuar pa asnjë formë sigurie gjë që është shumë e rrezikshme për jetën e alpinistëve.

Aplinistja kosovare tregon se për në “kapin 3,” 7200 m,  ngjitja ka qenë teknike ku kishte dhe relieve të pjerrëta ku kishte një përqindje të konsiderueshme akulli.

 “Ngjitjet nga kampi në kamp janë përgatitje e rëndë për sulmin drejt majës, por janë edhe mundësi e mirë për të takuar dhe biseduar me alpinistë nga e gjithë bota dhe kuptohet, për të ju treguar për Kosovën tonë, për malet tona. Me shumë prej tyre e vazhdoj bisedimin edhe pas ekspeditës, dhe në raste të njëjta, disa edhe e kanë vizituar Kosovën”, shprehet Uta Ibrahimi.

“Kjo është maja e 5-të 8,000 metërshe që e kam ngjitur, çka zyrtarisht më bën alpinisten e vetme në Ballkan që i ka ngjitur 5 maje mbi 8,000 metërshe – duke e kaluar alpinisten nga Sllovenia (e cila i ka 4 maje të ngjitura). Kam ende maje për ti ngjitur (edhe 9 tjera), por nuk do të ndalem. Jam shumë e lumtur që vazhdoj të promovoj Kosovën nëpër ngjitje, të vendosi flamurin tonë kudo që ngjitem, dhe të ju tregoj botës për bukuritë tona natyrore që vlen të vizitohen”, ka thënë Uta nga Islamabadi, Pakistan.

Kjo është një ngjitje e përfshirë në ngjitjet e tjera të ekspeditës “14 majet e Himalajeve”, e nisur nga Uta Ibrahimi për të ngjitur gjithsej 14 majat më të larta të botës, e cila nuk është e realizuar më shumë se nga 3 gra të tjera në botë.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aplinistja me origjine kosovare gashurburum 1 pakistan aplinistja me origjine kosovare gashurburum 1 pakistan

Sondazh

Poll