Aktualitet

“Teatri është i të gjithëve”, Budina me lot në sy: Më tërhoqen zvarrë, se harroj kurrë këtë

24 Korrik 2019, 07:36 Nga DOSJA
“Teatri është i të gjithëve”, Budina me lot

TIRANË- Regjisori Edmond Budina në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Policinë ka treguar sërish se atë e kanë tërhequr zvarrë. Ai u shpreh se këtë gjë nuk e harron kurrë dhe i bëri thirrje Ramës dhe Lleshajt, që të tërhiqen.

Budina u shpreh se Teatri Kombëtar do të jetë varreza e të gjithë atyre që kanë bërë krime dhe turpe në këtë vend.

“Teatri është shtëpia e të gjithë shqitparëve, ne kërkojmë që të ketë Teatër. Ata na përçanë, ishin forca të shumta policie. Ne ishim 5 veta, dhe nuk ishim të mbrojtur nga askush. Më tërhoqen zvarrë, nuk e harroj kurrë këtë gjë. I bëj thirrje Edit dhe ministrit të Brendshëm, të mos tentojnë të shkatërrojnë këtë vlerë të jashtëzakonshme kulturore. Ky është fundi i demokracisë shqiptare, ky është një regjim fashist, populli duhet të ngrihet i gjithë në këmbë, Teatri duhet të jetë varreza e të gjithë këtyre që bëjnë këto turpe”, tha Budina.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar zbrazja e godines se teatrit edmond budina shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar zbrazja e godines se teatrit

Sondazh

Poll