Aktualitet

Pasi policia e tërhoqi zvarrë, flet regjisori Budina: S’ta fal këtë Rama, kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Alisë

24 Korrik 2019, 06:12 Nga DOSJA
Pasi policia e tërhoqi zvarrë, flet regjisori Budina: S’ta fal

Tiranë– Pas përplasjes me policinë te Teatri Kombëtar, regjisori Edmond Budina ka deklaruar se nuk ia fal Edi Ramës, këtë që i bëri. Ai ka theksuar se gjithçka që ka bërë për Teatrin Kombëtar, e ka bërë me djersë dhe gjak.

“Policia e krimit na tërhoqi zvarrë, na hoqën nga godina. Ne nuk duam që të zbrazet teatri. Ata e hapën derën. Ata erdhën këtu sikur ne ishim kriminelë. Edi Rama mbajë mend këtë që më ke bërë ti dhe këlyshët e tu. Nuk do ta harroj. Nuk do ta fal. Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak. Kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Aklizë”, u shpreh Budina.

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë i  janë bashkuar protestës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artistët përplasen me policinë edmond budina zbrazet teatri kombëtar artistët përplasen me policinë edmond budina zbrazet teatri kombëtar

Sondazh

Poll