Aktualitet

Aktorët ngujohen në Teatër, marrëveshje me Bashën dhe PD/ Meta çon ligjin në Kushtetuese

24 Korrik 2019, 05:37 Nga DOSJA
Aktorët ngujohen në Teatër, marrëveshje me Bashën dhe

TIRANE- Përplasje dhe tensione tek Teatri Kombëtar, që kanë përfunduar me ngujimin e artistëve brenda Teatrit Kombëtar. Aktorët dhe qytetarët u përplasën me policinë në orët e para të mëngjesit, pasi ishte paralajmëruar se policia do të ndërhynte sot për të nisur puna për shembjen e godinës.

Regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë nga policia, pasi tentoi të futej në ambientet e brendshme të teatrit. Pasi situata u rëndua, në ndihmë të artistëve ka shkuar Partia Demokratike, përfaqësuesë të saj dhe drejtuesi Lulzim Basha.

Basha garantoi mbështetje për aktorët dhe kauzën e tyre, si edhe bëri me dije se PD do të përdorë çdo mjet për të mos lejuar shembjen e godinës.

Pas ngujimit të aktorëve brenda Teatrit, një qytetar mbeti i plagosur pasi u rrëzua në pishinë gjatë përplasjes që pati me policinë.

Ndërkohë që sot Basha bëri me dije se nesër do të prezantohet marrëveshja mes aktorëve dhe PD, ku konsiston kërkesa që TK të shpallet monument kulture.

Pas tensioneve, reaguan Rama, Veliaj e Meta. Kryeministri Edi Rama tha se puna për ndërtimin e Teatrit do të vijojë, ndërsa Veliaj ironizoi Bashën dhe tha se lajmi i mirë është që Basha shkoi në Teatër. Presidenti Ilir Meta dërgoi ligjin në Gjykatë Kushtetuese, dhe tha se në Shqipëri do të sundojë ligji.

Foto nga teatri:

Për më shumë se 1 vit, artistë dhe qytetarë kundërshtojnë projektin e bashkisë Tiranë, që do të sjellë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e godinës, si një vlerë dhe kujtesë historike për Shqipërinë, por kryeministri Rama e quan Teatrin një “gërdallë” e cila duhet hequr nga për t’i hapur rrugë zhvillimit. Presidenti Ilir Meta, e ktheu dekretin në Kuvend për të mos lejuar shembjen e Teatrit, por Rama dhe Veliaj arritën sërish që t’i hapin rrugë shembjes.

(f.g.j.v.a.b.a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artistët përplasen me policinë ngujimi tek teatri policia rrethon teatrin kombëtar zbrazet teatri kombëtar artistët përplasen me policinë ngujimi tek teatri policia rrethon teatrin kombëtar zbrazet teatri kombëtar

Sondazh

Poll