Aktualitet

Ardi Veliu zbarkon në Morinë, porositë që iu jep punonjësve të Policisë kufitare

24 Korrik 2019, 07:38 Nga DOSJA
Ardi Veliu zbarkon në Morinë, porositë që iu jep

Kukës- Mëngjesin e sotëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë një inspektim në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Morinë.

Mësohet se kjo vizitë nga ana e Veliut është bërë për të parë nga afër zbatimin e masave për përballimin e fluksit.

Veliu ui ka kërkuar punonjësve të Policisë kufitare angazhim maksimal dhe performancë duke iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.

Ai porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por nga ana tjeter punonjësit e policisë të ushtrojnë kontroll në vijën e dytë për të gjitha mjetet që dyshohen për paligjshmëri.

Drejtori i Policisë gjatë bisedës me drejtuesit e Policisë kufitare u kërkoi atyre që gjatë sezonit shërbimet e policisë qoftë për pikën e Morinës, qoftë për kufirin e gjelbër të jenë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

“Gjithashtu Veliu ka kërkuar rritje të patrullimit në kufirin e gjelbër, pasi në sezone apo raste fluksesh tendenca për të zhvilluar paligjshmërinë orientohet në kufirin e gjelbër. Gjate inspektimit Veliu ka takuar edhe punonjesit e Policisë kufitare të Kosovës.
Gjatë mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, ku vetem orët e parë të mëngjesit kanë hyrë mbi 5000 shtetas. Gjate inspektimit Veliu i është përgjigjur edhe interesimit të medias duke dhënë edhe një prononcim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto nga pika kufitare e Morinës në Kukës

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu zbarkon në morinë flusi turistik porostë e veliut ardi veliu zbarkon në morinë flusi turistik porostë e veliut

Sondazh

Poll