Sport

Leo Messi i tërbuar, ndihet i përdorur nga Laporta: “Boll më fole për mua!”

Në familjen Mesi janë të lodhur me presidentin Joan Laporta të Barcelonës. Babai i “Pleshtit” thuhet se do të ndërmarrë hapa ligjorë nëse krye i katalanasve vazhdon të flassdë për ta

28 Maj 2022, 11:04 Nga DOSJA

Leo Messi i tërbuar, ndihet i përdorur nga Laporta: “Boll

SPANJE - Qoftë Lioneli, ashtu sikurse babai Jorge, ndihen të frustruar nga fakti se në çdo lajm të përditshëm që mund të lidhë “Pleshtin” me Barcelonën. E fundit ka qenë edhe mundësia e rikthimit të bujshëm këtë verë, apo plani për 2023-shin, që Messi do të rikthehet sërish në radhët e katalanasve.

Kjo e ka acaruar familjen argjetinase, të cilët nuk duan të hyjnë më në gojën e presidentit të Barcelonës, madje duke folur edhe për prapaskena dhe shifra që, me sa duket, nuk ekzistojnë. Gazeta e njohur spanjolle madrilene “Marca”, në orët e fundit ka raportuar se ka qenë vetë Lionel Mesi që i ka telefonuar presidentit Joan Laporta, duke i thënë që ta mbyllë gojën dhe të frenohet së komentuari për të.

Madje, ylli i PSG-së ndihet i përdorur nga avokati spanjol multi-milioner, i cili edhe pse e dinte shumë mirë situatën financiare te Barcelona, e përdori imazhin e argjentinasin dhe mundësinë e rinovimit të Mesit në “Kamp Nou”, vetëm për të marrë votat që i duheshin për presidencën dhe më pas ta lëshonte rrugëve të Parisit, ish-numrin 10 të katalanasve.

Burimet në fjalë, tregojnë edhe për një telefonatë nervoze mes Laportës dhe babait të Lionelit, me Jorge Messin, i cili ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë, nëse presidenti i Barcelonës vazhdon të komentojë situatat e “Pleshtit”.

Leo Messi i tërbuar, ndihet i përdorur nga Laporta: “Boll

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll