Sport

Florentino Perez, për 't'u pajtuar', i dhuron "Bernabeun e ri" presidentit Ceferin

Presidenti i Real Madrid i dha atij një riprodhim të stadiumit të ri, pas një darke të përzemërt në të cilën nuk u diskutua për Superligën.

28 Maj 2022, 11:17 Nga DOSJA

Florentino Perez, për 't'u pajtuar', i dhuron

FRANCE - Florentino Pérez, president i Real Madridit dhe Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s, ndanë një tryezë mbrëmë. Në zemër të muzeut të Luvrit, në Les Salles du Carrousel, u zhvillua darka para finales së madhe të Champions League mes skuadrës ‘los blancos’ dhe Liverpoolit, e cila do të luhet, sonte, në orën 21:00, në ‘Stade de France’.

Aty u takuan të dy liderët. Pavarësisht tensionit që ka pasur mes të dyve për shkak të projektit të Superligës muajt e fundit, përfshirë edhe ankesat në gjykata, takimi mes Floretinos dhe Ceferinit ka qenë i përzemërt. Madje, gjatë darkës ata kanë shmangur të flasin për çështjen që i ka përplasur së fundmi. Asgjë nuk u përmend për kompeticionin e ri kontinental që presidenti i Real Madrid u përpoq të promovonte bashkë me të tjerët.

Florentino Perez, për 't'u pajtuar', i dhuron

Në fund të dy kanë pozuar për fotografinë zyrtare, që UEFA ka bërë publike përmes rrjeteve të saj sociale. Dhe siç mund ta shihni, Florentino Pérez i prezantoi dhe i dhuroi presidentit Ceferin një riprodhim të ‘Santiago Bernabeut’ të ri.

Florentino Perez, për 't'u pajtuar', i dhuron

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll