Politike

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Facebook.

28 Maj 2022, 10:46 Nga DOSJA
Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në
Mimi Kodheli

TIRANË- Deputetja Mimi Kodheli është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në facebook.

POSTIMI I KODHELIT:

Falenderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO. Kodheli u zgjodh kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime. Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është duke u diskutuar situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll