Politike

Investimet Strategjike/ PD ridepoziton kërkesën, tërhiqet Duka, shtohet Basha

PD njofton se është tërhequr nga lista deputeti Agron Duka

27 Maj 2022, 14:07 Nga DOSJA
Investimet Strategjike/ PD ridepoziton kërkesën, tërhiqet Duka,
Partia Demokratike

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ridepozituar ditën e sotme, të korrigjuar nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të PD-së, për të ngritur Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike. PD njofton se është tërhequr nga lista deputeti Agron Duka ndërkohë që është shtuar Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. 

NJOFTIMI I PD:

Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së deputetit Agron Duka. Dëshirojmë të theksojmë se për deputetët nismëtar, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik, janë detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e ketyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste. Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin. Është tërhequr Agron Duka. Janë shtuar Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll