Politike

Ankimoi gjobën 100 mijë lekëshe, KAS rrëzon Emirjana Sakon

Sako akuzohet për shkelje gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

27 Maj 2022, 13:06 Nga DOSJA
Ankimoi gjobën 100 mijë lekëshe, KAS rrëzon Emirjana Sakon
KAS

TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit Qendrit të Zgjedhjeve për të gjobitur Emirjana Sakon me 100 mije lekë. Në një njoftim bëhet me dije se është shqyrtuar anikimi i Sakos që u gjobit pasi akuzohet për shkelje gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Njoftimi: KAS lë në fuqi vendimin e KShZ, rrëzohet kërkesa ankimore e kandidates për kryetare bashkie Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të bërë nga zj. Emiriana Sako dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 152, datë 28.04.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksionit administrativ, KAS vendosi që seanca publike të zhvillohet në datën 31.05.2022, në orën 11:00.

Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve erdhi pas denoncimit të bërë nga organizata jo qeveritare, “Qëndresa Qytetare”.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll