Politike

Alibeaj-Berishës: Je peng i bandave të Elbasanit dhe aleat i Edi Ramës

Sipas deklaratës së shpërndarë nga Alibeaj, Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

27 Maj 2022, 13:22 Nga DOSJA
Alibeaj-Berishës: Je peng i bandave të Elbasanit dhe aleat i Edi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë reaguar pasi e akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha sit ë lidhur me bandat ek rimit. Deklarata erdhi pasi kreu i PD-së tha sot në një konferencë me gazetarët se alibeja është i marrë peng nga kryeministri Edi Rama. Sipas deklaratës së shpërndarë nga Alibeaj, Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

“PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.
Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.
Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar. Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën. Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në,”- tha Alibeaj.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll