Politike

VD-PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

I pyetur edhe nëse diskutojnë për konfliktin brenda Partisë Demokratike, Berisha tha se nuk ka asgjë në kundërshtim.

27 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA

VD-PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e

Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar marrëdhënien e Partisë Demokratike me Partinë Popullore evropiane. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për PD-në, por për anëtarë të veçantë që janë pjesë e strukturave të PPE-së. I pyetur edhe nëse diskutojnë për konfliktin brenda Partisë Demokratike, Berisha tha se nuk ka asgjë në kundërshtim.

“PPE nuk ka dërguar ftesë, disa nga ne shkojnë 4 apo 5. Vokshi shton e ftuar nga Gruaja Popullore, Belindi nga të rinjtë, edhe Edith Harxhi e Genc Pollo nga një findacion mik, Tabaku është anëtare e grupit parlamentar të tyre në Këshillin e Evropës. Kjo nuk përbën ftesë dhe votë. Shkon merr pjesë dhe kaq. Kjo është e vërteta. Partia popullore ka një qëndrim korrekt. E para njëherë se diktoj dot nëse do bëjnë apo jo diskutime ata. Mcallister është nënkryetar i Partisë Popullore Euripiane. Ajo parti ka një president. Ata diskutojnë të gjitha çështjet. A do të diskutojnë për Shqipërinë apo jo, s’kemi asnjë njoftim zyrtar. Nëse diskutojnë, nuk kemi asnjë kundërshtim, e vlerësojmë. Ju falënderojmë,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll