Bota

“Është koha për të vdekur”, një nga nxënësit rrëfen ngjarjen tronditëse të Teksasit

Prindërit e tij nuk donin që ai të identifikohej në kamera, por djali donte të tregonte atë që ndodhi.

27 Maj 2022, 13:26 Nga DOSJA
“Është koha për të vdekur”, një nga
Foto ilustruese

SHBA- Një nxënës i klasës së katërt që i mbijetoi të shtënave masive të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, tha se personi i armatosur u tha fëmijëve: “Është koha për të vdekur”.

Sipas mediave të huaja, i mbijetuari tha se ai ishte në klasën ngjitur ku ndodhej personi i armatosur. Pikërisht në atë moment.

“Ai hyri brenda dhe më tha, ‘Është koha për të vdekur’. U fsheha menjëherë. Dhe unë po i thoja shokut tim që të mos fliste se do të na dëgjojë.Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia. Një oficer u tha fëmijëve të bërtisnin nëse keni nevojë për ndihmë. Një nga personat në klasën time bërtiti për ndihmë. Djali dëgjoi dhe ai hyri dhe e qëlloi atë. Polici hyri në atë klasë, dhe më pas pati një përplasje mes autorit dhe policisë," i tha djali gazetarit të KENS-TV Henry Ramos.

Prindërit e tij nuk donin që ai të identifikohej në kamera, por djali donte të tregonte atë që ndodhi. Sulmuesi Salvador Raomos, para tre ditësh vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në shkollën Uvalde.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll