Bota

Një 22-vjeçare në Greqi denoncoi të atin për ngacmim seksual

Në shtator të vitit 2016, pas një debati e ka dëbuar bashkëshortin e saj së bashku me vajzën e saj nga shtëpia.

27 Maj 2022, 13:35 Nga DOSJA

Një 22-vjeçare në Greqi denoncoi të atin për ngacmim

GREQI- Një vajzë dy muaj më parë në Serres, Greqi ka bërë kallëzim për përdhunim nga babai i saj. 22-vjeçarja në denoncimin e saj në polici ka thënë se babi I saj ka abuzuar seksualisht që në moshë të vogël.

Sipas Proto themas, në gusht të vitit 2016, ishte hera e parë që ai e preku atë teksa shkonte në një kamp të braktisur. Vajza në dëshminë e saj shprehet se dyshon se nëna e saj kishte kuptuar gjithçka por nuk kishte bërë asnjë veprim për ta ndihmua të bijën që të dilte nga kjo situatë.

Në shtator të vitit 2016, pas një debati e ka dëbuar bashkëshortin e saj së bashku me vajzën e saj nga shtëpia. Të jetuarit me të atin, vajza e re e ka përshkruar si një torturë pasi ai e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e kërcënonte të mos tregonte.

Pas një debati me të atin, vajza e re është larguar nga shtëpia. Sherri është provokuar pasi babai i saj është njoftuar se vajza e re kishte një lidhje me një djalë.
Në muajt e parë të 2022 nëna e saj iu afrua pasi u informua se vajza e re vendosi të denonconte të atin për gjithçka që i kishte bërë.

Në dëshminë e saj, vajza tregon në polici se i ka rrëfyer të gjithë të vërtetën nënës dhe motrës së saj dhe në vend që ta mbështesin dhe ta ndihmonin, i kërkuan të mos bënte asnjë denoncim. Pas këtij incidenti, e reja iu drejtua qendrës së grave të dhunuara në Serres për ndihmë, ndërsa e vetmja gjë që kërkon është ndjekja penale e babait dhe nënës së saj, të cilët nuk e mbrojtën edhe pse beson se ajo dinte gjithçka, por nuk bëri asgjë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll