Politike

VD-Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Alibeaj ngriti zërin në momentin që nuk u votua kandidati i paraqitur nga PD

27 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
VD-Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u votua për përzgjedhjen e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ngriti zërin në momentin që nuk u votua kandidati i paraqitur nga PD. Alibeaj tha se PS nuk zgjedh Marçel Hilën në këtë institucion por persona të vetë.

'Ja provat, provat. Ne votuam Marcel Hilën, është dergjur burgjeve, ky është qëndrimi që ju duhet të mbani. Do të ishte në nderin tuaj për ta voptuar Marcel Hilën, ka shumë kohë që është marrë me këtë cështje. Ju nuk doni që dosjet të dalin në sytë e publikut. Mund ta bënte Hila, e ka vuajtur në kurrizin e vet. Ju e votoni kundër, ju bëni sikur keni bërë shumë, ja ku e keni sapo ju çjerr maska. Ky është proces vlerësimi e jo votimi. Ju nuk i qëndroni dot sfidës'- tha deputeti.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll