Sport

VIDEO/ Nga Tirana në Romë, festa e lojtarëve nuk ndalet, parada me autobus të hapur

Vazhdon festa. Roma shijon fitoren e Conference League dhe feston fitimin e trofeut me tifozët.

26 Maj 2022, 17:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Nga Tirana në Romë, festa e lojtarëve nuk ndalet, parada

ITALI- Vazhdon festa. Roma shijon fitoren e Conference League dhe feston fitimin e trofeut me tifozët. Skuadra e José Mourinhos zbarkoi në aeroportin Fiumicino sonte rreth orës 4 të mëngjesit dhe menjëherë shkoi në Fulvio Bernardini për të festuar fitoren me tifozët.

Flamuj, mjete piroteknike dhe shumë kore, më pas ekipi u paraqit në tarracën e një prej godinave të qendrës sportive që ka pamje nga piazzale Dino Viola. Roma po feston me tifozët në rrugën e qytetit me një autobuz të hapur. Fillon nga via dell'Arcadia e do të përfundojë në pjesën e Koloseut për të kompletuar rrugën e skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll