Sport

Mbrojtësi i Romës e tepron me festën, shuplaka dhe grushta për shokët e skuadrës pas finales së Tiranës

26 Maj 2022, 16:39 Nga DOSJA

Mbrojtësi i Romës e tepron me festën, shuplaka dhe grushta

TIRANË-Natë magjike për Romën, që fiton ndaj Feyenoord dhe pushton Conference League. Megjithatë, në rrjetet sociale flitet shumë për Gianluca Mancinin. Mbrojtësi është vënë në qendër të vëmendjes për disa video të xhiruara në internet, në të cilat duket se godet me shuplakë dhe grusht shokët e skuadrës. Gjatë festimeve në fushë, kamerat ndoqën çdo lëvizje të lojtarëve dhe stafit dhe kapën disa ndërveprime të çuditshme mes Mancinit dhe disa shokëve të skuadrës.

Menjëherë pas fërshëllimës së fundit, kur pjesa tjetër e lojtarëve ishin shtrirë në tokë, Mancini u kap me Bryan Cristante. Të dy përqafohen, por më pas mbrojtësi e ka larguar shokun e skuadrës, por nuk ndalet me kaq. Pasi lojtarët e Romës morën medaljen dhe trofeun, Mancini u kap me Felix Afena-Gyan.

26-vjeçari në atë moment godet shokun e skuadrës. Ky i fundit më pas largohet dhe Mancini kthehet në përpjekje për t'i dhënë një shuplakë tjetër. Videot u bënë virale në rrjetet sociale dhe shumë tifozë, edhe jashtë vendit, menduan se kishte një problem serioz në dhomat e zhveshjes, mes toskanit dhe shokëve të tij. Por nuk është kështu.

Asnjë sherr serioz, mes miqsh shpesh bëjnë shaka, ngacmojmë njëri-tjetrin dhe në euforinë e festimeve ndodhi pikërisht kjo, siç pohoi edhe Afena-Gyan në post-ndeshje: “Nuk ishte serioze. Ne bëjmë shaka dhe zihemi në të njëjtën kohë. Është normale, asgjë serioze”.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll