Sport

Superiorja në sprintin final, java e fundit thotë fjalën e fundit; Vllaznia ose Kukësi në Europë

Finalja e Conference League ka përfunduar dhe tashmë rikthehemi në futbollin shqiptar.

26 Maj 2022, 16:17 Nga DOSJA

Superiorja në sprintin final, java e fundit thotë fjalën e

SHQIPËRI-Finalja e Conference League ka përfunduar dhe tashmë rikthehemi në futbollin shqiptar. Kategoria Superiore mund të ndryshojë shumë gjëra në javën e fundit, një pjesë e të cilave kanë nevojë pikërisht për një motivim më shumë për të arritur objektivat sezonalë në fotofinish.

Gjithçka luhet mes Kukësit dhe Vllaznisë për një vend në Kupat e Europës, verilindorët do të luajnë ndaj Tiranës në Selman Stërmasi. Të besuarit e Diego Longos duhet të fitojnë në mënyrë që të arrijnë të kualifikohen për në Europë pa u varur nga rezultati i rivalëve.

Ndërkohë shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Kastriotit, kundërshtar në fakt që nuk ka asnjë motiv për të luajtur.Ndërkaq, do të luhen edhe ndeshjet e tjera, të cilat kanë praktikisht një vlerë statistikore. Skënderbeu pret Teutën në Korçë, Laçi do të përballet ndaj Partizanit ndërkohë që Egnatia pret në Rrogozhinë Dinamon. Të gjitha takimet do të nisin në orën 17:00.\

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll