Sport

Politika ju sulmon, si ndiheni? Duka: Gjërat keqinterpretohen, ne s'jemi në garë

Duka tha se gjërat keqinterpretohen e se mes tyre nuk ka asnjë lloj konflikti.

26 Maj 2022, 13:36 Nga DOSJA
Politika ju sulmon, si ndiheni? Duka: Gjërat keqinterpretohen, ne
Armand Duka

TIRANË- Presidenti i FSHF-së, Armand Duka deklaroi ditën e sotme se politika dhe sporti nuk janë në garë. Në një konferecë për mediat, pas finales së Conference League, Duka tha se gjërat keqinterpretohen e se mes tyre nuk ka asnjë lloj konflikti.

Armand Duka: Turbulencat nuk mund t'i fshehim, s'kemi atakuar askënd, bashkëpunojmë dhe kërkojmë ndihmë më të mirë. Ata që kanë interesa të ndryshëm, luftëra personale i ftoj të mos harxhojnë energji kot. 

Pyetja: Politika vazhdon t'ju sulmojë si ndiheni ju?

Armand Duka: Sa janë rritur kreditet unë nuk mund ta them fiks, janë rritur shumë. Ne nuk kemi garë me politikën, me to duam ta zhvillojmë vendin, shumë herë keqinterpretohen. Federata është organizatë që merr emrin me ligj nga politika, kjo e fundit duhet të kuptojë kompetencat e veta. Duhet të krijojë bazë të përshtatshme dhe jo të shkojë te e fundit që të kapin një institucion. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll