Sport

Neymar: “Dua të qëndroj te PSG”. Por për ‘L'Equipe’, braziliani është jashtë

Media franceze aludon se ylli francez Mbappe ka kërkuar largimin e sulmuesit brazilian

26 Maj 2022, 15:27 Nga DOSJA

Neymar: “Dua të qëndroj te PSG”. Por për

FRANCE - Neymar nuk ka në plan të largohet nga Parisi. Me përfundimin e kontratës së tij në vitin 2025, ylli brazilian foli për ‘Oh My Goal’ për të ardhmen e tij dhe thashethemet për shitjen e tij të mundshme gjatë verës:

"Unë dua të qëndroj në Paris Saint-Germain edhe nëse për momentin askush nuk më ka thënë asgjë. Nga ana ime mund të them se është e qartë që dua të vazhdoj të luaj këtu”,- thuhet në deklaratat e kapitenit të Brazilit.

Por në këto orë të fundit, ‘L'Equipe’ e ka përfshirë sulmuesin Neymar në listën e titullarëve që do të largohen. Kjo, për shkak, se nuk është shumë i përputhshëm me Kylian Mbappé në fushën e blertë.

Neymar: “Dua të qëndroj te PSG”. Por për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll