Sport

Roma largohet nga Tirana me 'xhepin plot', ja sa arkëtoi klubi nga Conference League

Roma bën histori në Tiranë. Skuadra verdhekuqe fitoi edicionin e parë të Conference League.

26 Maj 2022, 16:24 Nga DOSJA

Roma largohet nga Tirana me 'xhepin plot', ja sa arkëtoi klubi

TIRANË-Roma bën histori në Tiranë. Skuadra verdhekuqe fitoi edicionin e parë të Conference League. Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e që u zhvilluan në stadiumin Kombëtar teksa shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin 1961.

Por sa arkëtoi Roma nga kjo aventurë e Conference League. Për kualifiikimin në grupe skuadra italiane arkëtoi 2.94 milionë euro dhe 166 mijë euro për cdo pikë të fituar në grupet e Europa League. Skuadra drejtuar nga Jose Mourinho morën një bonus prej 650 mijë eurosh si kokë grupi, ndërsa me kalimin e raundeve dhe fitimin e trofeut, skuadra verdhekuqe fitoi 6 milionë euro.

Në total ekipi kryeqytetas arkëtoi 14.6 milionë euro. kampioni i Conference League, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Megjithatë vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League nga kampionatet vendase.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll