Sport

’20 injeksione në gjashtë muaj’, Ibrahimovic rrëfen tmerrin e dëmtimeve: Kam luajtur pa një ligament

Ashtu siç u premtua në fund të ndeshjes kundër Sassuolos, që kurorëzoi Milanin kampion të Italisë, Zlatan Ibrahimovic vendosi të rrëfejë dhe të tregojë se çfarë ka kaluar në gjysmën e dytë të sezonit

26 Maj 2022, 13:04 Nga DOSJA

’20 injeksione në gjashtë muaj’, Ibrahimovic rrëfen

ITALI- Ashtu siç u premtua në fund të ndeshjes kundër Sassuolos, që kurorëzoi Milanin kampion të Italisë, Zlatan Ibrahimovic vendosi të rrëfejë dhe të tregojë se çfarë ka kaluar në gjysmën e dytë të sezonit: “Në gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa një ligament të kryqëzuar të gjurit tim të majtë. Kam pasur një gju të ënjtur për gjashtë muaj.

Unë kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muaj. Kam pasur mbi 20 injeksione në gjashtë muaj.Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj.  Unë kurrë nuk kam vuajtur kaq shumë, brenda dhe jashtë fushës - vazhdon Zlatan, i cili u operua të mërkurën dhe që do të duhet të qëndrojë jashtë për 7-8 muaj.

Kam transformuar diçka të pamundur në diçka të mundshme. Mendja ime ishte vetëm një qëllim: t'i bëja kampionët e Italisë shokët e skuadrës dhe trajnerin tim, sepse u premtova atyre.” Përfundoi Ibrahimovic.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll