Politike

VD-Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Balluku shtoi se kanë rastisur edhe abonentë që kanë konsumuar edhe mbi 5 mijë kilovatë në muaj

26 Maj 2022, 13:06 Nga DOSJA
VD-Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se qeveria do t'i ofrojë mbrojtje konsumatorit që është i lidhur me biznesin e vogël. Duke folur për këtë skemë, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku shtoi se kanë rastisur edhe abonentë që kanë konsumuar edhe mbi 5 mijë kilovatë në muaj, çka nuk e justifikon atë të konsumit të një abonenti mujor.

Pyetje: Ju i ofruat mbrojtje biznesit të vogël? A do vazhdojë skema?

Balluku: Ne i kemi ofruar mbrojtje deri në 1 qershor konsumatorit që është i lidhur me biznesin e vogël.Ne do mbrojmë abonetitn familjar. Për biznesin e lidhur me tensionin e vogël, keni pasur komunikim me përfaqësues, kemi mbledhur ankesat dhe kërkesat për mbështetje, do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Për planin për analizën që kemi bërë, kemi dalë në disa skenare që mund të aplikohen. Do të jetë i njëjti çmim për abonentin familjar, kemi identifikuar abonetë familjarë me mbi 5000 kilovatorë mujorë, nuk e justifikon këtë term, por është e drejta e secilit që ta përdorë energjinë disa herë. Mund të jenë vila luksoze mund të ketë pishina, kopshte që nuk fikin kurrë dritat, kjo energji do paguhet me një cmim më të lartë se qytetarët që paguajnë për nevojat bazike. Jo me cmimin e tregut se nuk do ta përballonte as ky lloj konsumatori.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll