Politike

VD-A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Xhaçka bëri të ditur se Shqipëria është duke u marrë me procedurat për çështjen e detit e cila do të shqyrtohet në Hagë

26 Maj 2022, 13:05 Nga DOSJA
VD-A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bëri të ditur se Shqipëria është duke u marrë me procedurat për çështjen e detit e cila do të shqyrtohet në Hagë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Xhaçka shtoi se dy vendet janë duke u përgatitur si dhe tha se mos dakordësia mes Shqipërisë dhe Greqisë do të bëhet gati me kujdes e më pas do të përballet në Gjykatë.

Pyetja: Cështja e detit do të shkojë në Hage? Po bëhet gati dosja, apo po prisni që të largohet Presidenti aktual?

Nuk ka lidhej me presidentin e ri të Republikës, dy vendet po përgatiten për të shkuar më pas në Gjykatë. Duhet që mosdakortësitë të shkruhen dhe të bëhen gati, kur të jemi gati do të ulemi për ta dakordësuar një dicka të tillë për ti dhënë fund kësaj cëshje me anë të gjykatës”, u shpreh Xhaçka.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll