Politike

Investimet në QSUT, Rama pritet nga Çomo, vërejtja: Bëjini një gjë këtyre mureve

26 Maj 2022, 12:19 Nga DOSJA
Investimet në QSUT, Rama pritet nga Çomo, vërejtja: Bëjini
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT, aty ku ndoqi më nga afër investimet në rehabilitimin dhe zgjerimin e tij. Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u pritën nga ish-deputetja Najada Çomo, shefja e shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Kreu i qeverisë shtoi se do të rriten pagat e mjekëve duke filluar nga data 1 korrik e se investimet do të ketë edhe në Fakultetin e Mjekësisë.

"Rëndësi ka që i kemi të mbyllura projektet. Duhet të shohim vetëm atë rrugën që ndan korpusin nga lagjia që të jetë i mbyllur megjithë sistemin e sigurisë dhe besoj që nuk do të ketë më gjëra të reja për të bërë, vetëm mirëmbajtje dhe rritje të kapaciteteve që nuk mbarojnë kurrë. Duhet ndërhyjmë edhe tek Fakulteti i Mjekësisë, megjithëse është gjë tjetër. Do rrisim dhe rrogat tani, me 1 korrik. Duam ta rrisim deri në 40% dhe e kemi planifikuar që ta bëjmë", tha Rama i cili bëri edhe kritika.

Bëjini një gjë këtyre mureve, një trajtim sepse po bëhet gjithë ky investim”, u shpreh ai teksa bënte me shenjë nga muret.

Ndërsa Najada Çomo tha se të gjitha investimet që po kryhen në QSUT janë ëndërr.

'Është e pabesushme, ëndërr që po kthehet realitet'- tha doktoresha.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll