Politike

Xhaferraj: S’duhet të bëjmë gabime, Rama doli lakuriq, Balla doli bllof, s'jemi si Saliu

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Xhaferraj deklaroi se PD ka mbajtur deri më tani një qëndrim të saktë

26 Maj 2022, 11:43 Nga DOSJA
Xhaferraj: S’duhet të bëjmë gabime, Rama doli lakuriq,
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj ka mbajtur të njëjtën qëndrim si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Xhaferraj deklaroi se PD ka mbajtur deri më tani një qëndrim të saktë. Sipas tij, PD mori pjesë në proces, propozoi emrat mirëpo tani e tutje nuk duhet vazhduar më. Xhaferraj deklaroi se opozita nuk është si Sali Berisha dhe nuk do të jenë as si kryeministri Edi Rama.

'Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajt qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces. Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne grup kemi rënë dakord qe bojkoti është gabim dhe pavarësisht shkuam deri ketu, Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë dhe doli lakuriq.Prodhuam 8 emra ne një mbledhje shumë të mirë të grupit dhe propozuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof. Dëshmuam që ne nuk jemi si Saliu. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama“- ka deklaruar ai. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll