Politike

Berisha mblidhet në seli me Palokën, Nokën e Strazimirin për Kryesinë: Alibeaj pa tagër

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Alibeaj nuk ka asnjë tagër në PD. Ish-kryeministri u shpreh se ai është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe si lëvizjen më të fundit në favor të kreut të qeverisë, përmendi çështjen për votat e Disporës.

26 Maj 2022, 11:31 Nga DOSJA
Berisha mblidhet në seli me Palokën, Nokën e Strazimirin për
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

TIRANË-  Partia Demokratike po zhvillon mbledhje në selinë blu, krahas asaj të deputetit Enkelejd Alibeajt, i cili ka thirrur sot grupin për çështjen e Presidentit. I sapozgjedhur si kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në selinë blu, por nuk u fut në sallën ku ndodhet Alibeaj me deputetët. 

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Alibeaj nuk ka asnjë tagër në PD. Ish-kryeministri u shpreh se ai është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe si lëvizjen më të fundit në favor të kreut të qeverisë, përmendi çështjen për votat e Disporës. Alibeaj mendon se duhet krijuar zonë e veçantë zgjedhore që sipas Berishës është diçka antishqiptare. I pyetur për qëndrimin e PPE-së pas rizgjedhjes së tij në krye të PD-së, Berisha tha se ata janë neutral për momentin, por që zëri i Partisë Demokratike nuk do të mungojë në konferencën e Partisë Popullore Evropiane. 

Për ish-kryeministrin Sali Berisha urimet e ambsadave për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike nuk kanë asnjë rëndësi të veçantë. Berisha tha se nuk mbante mend ta kishin ruuar ndonjëherë e se siipas tij, kjo gjë nuk ka asnjë lloj veçantie.

Pas prononcimit, ai mori rrugën për në katin e dytë, ku ndodhet grupi i Komisionit të Rithemelimit. Mësohet se Berisha ndodhet në katin e dytë të selisë blu me deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Gent Strazimiri. Ata po merren me listën e kandidatëve për Kryesinë e re të PD-së, e cila do të votohet këtë të shtunë në orën 11.00 nga Këshilli Kombëtar. Ky organ pritet të zgjedhë kryesinë e re si dhe sekretariatin, duke përmbyllur kështu procesin e Rithemelimit të selisë blu që nisi me Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”.

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Berisha mundi rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll