Politike

U del kundër! Deputetja e PD në Shkodër ngre zërin në mbledhje: Duhet të paraqesim një kandidat

Deputetja u shpreh se Partia Demokratike duhet të paraqesë një kandidaturë në raundin e tretë.

26 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA
U del kundër! Deputetja e PD në Shkodër ngre zërin në
Partia Demokratike

TIRANË- E vetmja që doli kundër mendimeve të deputetëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhit, Jorida Tabakut e Ferdinand Xhaferraj, ishte deputetja demokrate e Shkodrës, Emilja Koliqi. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ajo u shpreh se Partia Demokratike duhet të paraqesë një kandidaturë në raundin e tretë.

“Mendoj qe duhet te paraqesim nje kandidature ne raundin e 3”, mësohet të ketë thënë deputetja e Shkodrës në mbledhjen e grupit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll